Plani i biznesit (Business Plan) përbëhet nga një analizë e detajuar e funksionimit te nje biznesi ose një sërë funksionimesh të një sipërmarrje dhe ka për qëllim të japë përgjigje konkrete për pyetje konkrete:
- Sa vite pritet të shlyhet investimi
- Nëse të ardhurat do të te kalojnë shpenzimet operative dhe kur?
- Cili është rezultati i investimit në 5 ose 10 vjet dhe të karahasohet me investimet alternative
- Nëse duhet të ripërshtasi çështjet fillestare për tipin e klientit (psh “turistet”) që i drejtohet, kategorinë e biznesit (hotelit) ose teresine e shërbimeve që do te ofrojë.
Studimi i planit te biznesit është i nevojshem për:
- Terheqje të kapitalit fillestar për të financuar një fuksion biznesi
- Ndarjen e kapitalit brënda një sipërmarreje
- Përcaktimin ose ripërcaktimin e strategjisë së një sipërmarreje
- Përzgjedhjen e madhësisë së duhur për sipërmarrjen (right-sizing)
- Si shqyrtim funksional dhe kriter krahasimi vjetor aktivitetesh dhe planesh