Pas një progresi të suksesshëm dhe ecurie positive të kompanisë në ofrimin e shërbimeve të konsulencës, Administrata e Alpha Plan Consultants vendos një Sistem Menaxherial të Cilësisë, në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ΕΝ ISO 9001:2008. Sistemi Menaxherial i Cilësisë nga Alpha Plan Consultants, përmes:
- Të ristrukturimit të strukturës organizative
- Të zgjerimit të fushave mbi njohuritë e konsulencës
- Të përmirësimit mbi komunikimin e brendshmë të bizbesit
synon të kontribuojë në përmbushjen e qëllimeve të mëposhtme të biznesit:
- ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe të personalizuara të konsulencës, të krijuara çdo herë sipas nevojave specifike dhe veçorive të çdo klienti,
- maksimizimin e kënaqësisë së klientit, si rezultat i zgjidhjes së problemeve organizative dhe përmirësimin e rezultateve financiare,
- krijimin e veprimtarive të reja të biznesit dhe të vendëve të punës, te cila do të mbulohen nga drejtues me njohuri të specializuar,
- zhvillimin e burimeve njerëzore të ndërmarrjes përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe dhënien e kompetencave të rëndësishme, të cilat kërkojnë nivel të larte njohurish
- vazhdimësinë e përdorimin e gjërë të teknologjive të avancuara moderne dhe mjeteve të komunikimit, për ofrimin sa më efikas dhe cilësor të shërbimeve konsulente.
Për realizimin e synimeve të mësipërme në mënyrën me të shpejtë dhe efektive, Administrata e Alpha Plan Consultants
- Zotohet dhe zbaton parimet e Politikës së Cilësisë dhe Sistemit Menaxherial të Cilësisë që ajo vetë përcakton
- Informon fuqinë e saj punëtore dhe i inkurajon ata që të angazhohen për të njëjtat parime
- Perkujdeset për përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit Menaxherial të Cilësisë, duke bërë veprimet e duhura korrigjuese dhe parandaluese që rezultojne nga kryerja e Auditeve të Brendshme dhe Inspektimi i Administrates.