Alpha Plan, me eksperiencë shumëvjecare në këtë fushë, konsideron të rëndësishme ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët e saj për gjetjen e drejtuesve të duhur, por edhe për vlerësimin e fuqisë puntore të çdo biznesi.
PËRZGJEDHJE PERSONELI
Duke përdorur mjete moderne dhe metodologji për gjetjen e kandidatëve drejtues nga baza e të dhënave të saj, por edhe pas një vlerësimi të kujdesshëm të tyre, sigurojmë për ju, zgjedhjen e drejtuesve me aftësi profesionale që ju përshtaten vendit të punës. Shërbimet që ofrojmë janë:
- Executive Search – Kontaktimi i Drejtpërdrejtë me Drejtuesit të Lartë
- Management Search – Kërkim Drejtuesve
- Selection Services – Kërkim Personeli
- Administration Support – Mbështetje konsulence mbi Kërkimin e Personelit
- Advertisement Support - Mbështetje konsulence mbi Proçedurën Shpalljen e Lajmërimeve
- Advertisement Placement - Proçedura Shpalljes së Lajmërimeve
VLERËSIM PERSONELI
Vlerësimi i personelit duhet të jetë pjesë e kulturës të çdo biznesi modern. Alpha Plan Consultants, duke aplikuar sisteme bashkëkohore vlerësimi, kontribuon në procedurën e gjetjes dhe regjistrimit të performancës së çdo punonjësi, në përputhje me kërkesat e çdo vendi pune dhe gjithmonë udhëzues, zgjedhjet strategjike të biznesit. Vlerësimi I personelit bëhet në dy faza:
- gjatë testeve të rekrutimit, në mënyrë që gjykohet së cili është pozicioni i përshtatshëm për personin e testuar
- gjatë vazhdimësisë së punës, pasi është punësuar
ORGANIZIMI I SEKTORIT TË BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI
Parashikimi i nevojave të biznesit në fuqi punëtore dhe njohja e profesioneve dhe njohurive të personelit, por edhe mënyra që mund të përdoret, janë faktorë kryesorë për efikasitetin e biznesit.
Alpha Plan, përmes eksperiencës të saj shumëvjeçare në fushën e Shërbimeve të Konsulencës dhe organizimin e sektoreve të burimeve njerëzore, kontribuon në:
- në përcaktimin e politikës (strategjisë) të sektorit Burimet Njerëzore
- në regjistrimin dhe identifikimin e procedurave
- në trajnimin e pergjegjësit të Burimeve Njerëzore
- në përzgjedhjen dhe vlerësimin e kandidatëve
- në përcaktimin dhe kodifikimin e formularëve të sektorit